Lajme

Ministria bën thirrje për vaksinimi

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social ka bërë edhe njëherë thirrje për vaksinim.

Sipas MSH-së, pandemia nuk ka përfunduar ende.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë.

‘’Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende. Çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19 dhe, NE, më afër njëri-tjetrit’’ thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19 thuhet më tutje në njoftimin e MSH-së./Shqip.com