Lajme

Ministri Mehaj ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj po qëndron për vizitë në shtetin e Turqisë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Mehaj ka vizituar  Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes, ku është pritur nga presidenti i këtij institucioni, Ismail Demir, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen shtet me shtet për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Po ashtu është bërë e ditur se kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Foto nga Takimi

Me këtë rast, Ministri Mehaj e njoftoi  Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes me synimin e Kosovës për Integrimin Euro-Atlantik dhe anëtarësim në NATO, ku mes tjerash ai theksoi se në këtë proces mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme.

Nga ana e tij, z.Demir ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet./Shqip.com