Ministri Latifi lirohet nga spitali, fton qytetarët të kenë besim tek personeli i QKUK-së
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është liruar nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjike që e ka pasur të premten.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se Latifi është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet ne njoftim.
Ministri Latifi, ka falënderuar personelin shëndetësor të cilët u kujdesën për të si dhe në të njëjtën kohë ka shprehur mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore.
Tutje, Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë besim në profesionalizimin e personelit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike (appendicectomy) për të hequr apendiksin (zorrën qorre) pas një inflamacioni akut të saj./Shqip.com