Sport Ndërkombëtar

Milani me çdo kusht e do rinovimin e kontratës së Leaos

Rafael Leao

Paraqitjet e Rafael Leaos kanë inspiruar AC Milanin.

Prandaj, Rossonerët po bëjnë të pamundurën të bindin sulmuesin për të rinovuar kontratën.

Sipas, Calciomercato skuadra e Serie A është e gatshme t’i rris pagën më shumë se dy milionë euro që merr tani.

Rafael Leao

Por, është Milani e pranon se do të jetë e vështirë ta bind 23-vjeçarin – për shkak të interesimit nga klubet e Premier Leagues.

Kontrata aktuale e portugezit skadon në vitin 2024.

Ai iu bashkua Kampionëve të Italisë në vitin 2019, për një shumë rreth 30 milionë euro.

Dhe që atëherë ai e ndihmoi Milanin të rikthehet tek lavdia – duke e fituar Serie A.

Stinorin e kaluar ai pati një vit shumë produktiv duke arritur shifra të dyfishta në gola si dhe pasime.

Leao në 42 ndeshje pati 14 gola e 12 asistime.

Edhe këtë sezon sulmuesi e ka filluar furishëm – me tri gola e gjashtë asistime në vetëm tetë ndeshje./Shqip.com