Milani “vihet pas” sulmuesit të Barcelonës

Milani i është “venë pas” sulmuesit të Barcelonës, Allex Collado.
Sipas “Mundo Deportivos”, rosonerët po kërkojnë që ta përfocojnë edhe më shumë fazën e sulmit, ndërsa spanjolli nuk po gjen hapësira te skuadra e Barcelonës, përcjellë Shqip.com.
22 vjeçari e filloi parasezonën me ekipën e parë dhe thuhej se Ronald Koenan do i jepte minutazh atij këtë sezonë, por gjërat morën një rrjedhë tjetër.
Ardhja e Yusuf Demir te katalunasit zbehi mundësitë që Collado të promovihej në ekipin e parë dhe ai mori vendim që të kërkonte një skuadër të re.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/22802250/1234594883.jpg)
Të interesuar për shërbimet e tij ishin Club Brugge dhe një marrëveshje ndërmjet të dyja palëve u arrit shumë shpejtë. Por, Barca dëshironte që ai të largohej vetëm në formë huazimi pa ta drejtë blerje, gjë që u refuzua nga ekipi belg.
Pas dështimit të këtij transferimi, ai u kthye në Spanjë ku nuk ishte më pjesë e planeve të Ronald Koeman i cili e la jashtë ekipit të La Ligas, dhe Ligës së Kampionëve.
Alex ka refuzuar që të luajë më për Barcelonën B dhe kështu ka mbetur pa minutazh që nga fillimi i sezonës.
Mbetet të shihet nëse Milani do të jetë “shpëtimi” i tij./Shqip.com