Mijëra kosovar nisen drejtë rivierës shqiptare
Publikuar:
(16.08.2024 11:43:49)
Si çdo vit mesi i muajit gusht sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar.
Mëngjesin e sotëm Rruga e Kombit në segmentin Morinë-Kukës, ka patur një fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova.
Policia Rrugore e autostradës ka orientuar drejtuesit e mjeteve.
Automjetet edhe pse kanë kaluar lehtësisht kufirin Kosovë-Shqipëri janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 10-20 minuta.
Gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje-daljeve në Morinë ka arritur në mbi 60 mijë qytetarë.
Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi.
/Shqip.com