Rozë

Mijëra fansa në shesh, ndalet rryma gjatë koncertit të Noizyt në Tiranë

Noizy mbrëmë ka organizuar koncertin gjigant në shesh të Tiranës ku ka mbledhur artist vendor e të huaj për të elektrizuar skenën.

Parapërgatitjet kishin filluar kohë më parë tek mbrëmë duke u finalizuar çdo gjë deri në detaj.

Mirëpo, gjatë mbrëmjes ndodhi diçka jo edhe shumë e këndshme e cila revultoi të pranishmit.

Në një moment u ndërpre energjia elektrike për pak kohë. Në këtë situatë janë dëgjuar brohoritjet e publikut të cilët thoshin fjalët “Rama ik”.

Ndryshe në këtë koncert performuan rreth 40 artistë vendor e ndërkombëtar./Shqip.com