Lajme

Michel me vizitë në Kosovë, Policia bllokon disa rrugë

Rruga "Garibaldi" Prishtinë

Për dy ditë me radhë në Kosovë me 14 dhe 15 qershor pritet të qëndrojë, Charles Michel presdidenti i Këshillit të Evropës.

Bazuar në këtë, Policia e Kosovës gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Me datën 14 dhe 15 qershor 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndroj për vizitë zyrtare Presidenti i Këshillit të Evropës z.Charles Michel, së bashku me një delegacion shoqërues.  Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se sot gjatë pasdites për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në drejtim të kryeqytetit në rrugët ku lëviz eskorta, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Me 15 qershor, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore, të lëvizjes së eskortës nga kryeqyteti në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës./Shqip.com