Meta ua plotëson kërkesën e kahmotshme të përdoruesve të Threads
Publikuar:
(14.11.2023 14:50:35)

Pas shumë ankesave kompania Meta ka lëshuar veçorinë, përmes së cilës, personat që duan të mbyllin llogarinë në Threads, do të mund ta mbyllin atë, pa pasur nevoj mbylljen edhe të llogarisë në Instagram.
Përdoruesit që duan të largohen nga Threads, duhet të shkojnë tek mënyja Cilësimet > Llogaria > Fshi ose Çaktivizo profilin.
Kjo ju jep mundësinë për të pezulluar përkohësisht llogarinë tuaj ose për ta fshirë atë përgjithmonë.
Meta së fundmi ka ndryshuar mënyrën se si shfaq postimet e Threads dhe tani ato shfaqen në platforma të tjera siç është Facebook.
/Shqip.com