Teknologji

Meta largon nga puna 11 mijë punëtorë

Kompania Meta

Kompania e Facebook, Meta, do të pushojë nga puna 11,000 njerëz dhe do të reduktojë fuqinë punëtore me 13%.

Kështu ka njoftuar themeluesi Mark Zuckerberg të mërkurën.

Zuckerberg tha se punonjësit së shpejti do të marrin një email duke u njoftuar se çfarë do të thotë ky pushim nga puna si dhe do ju ofrohet mbështetje duke përfshirë paketat e largimit nga puna, 6 muaj sigurim shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata që punojnë në SHBA me viza do të asistohen nga “specialistët e imigracionit”, ndërsa punonjësit e Meta-s që punojnë ndërkombëtarisht do të asistohen në përputhje me ligjet vendore të punësimit.

“Unë e parashikova këtë gjithashtu, kështu që mora vendimin për të rritur ndjeshëm investimet tona,” tha Zuckerberg.

“Fatkeqësisht, kjo nuk shkoi ashtu siç prisja. Jo vetëm që tregtia në internet është kthyer në tendencat e mëparshme, por rënia makroekonomike, rritja e konkurrencës dhe humbja e sinjalit të reklamave kanë bërë që të ardhurat tona të jenë shumë më të ulëta nga sa prisja. Kam gabuar dhe marr përgjegjësinë për këtë”, ka thënë ai.

Ai tha se kjo ishte ndër ndryshimet më të vështira që ka bërë në historinë e Metës.

“Kam vendosur të zvogëloj madhësinë e ekipit tonë me rreth 13% dhe të lë më shumë se 11,000 punonjësit tanë të talentuar të largohen. Ne po ndërmarrim gjithashtu një sërë hapash shtesë për t’u bërë një kompani më efikase duke ulur shpenzimet diskrecionale dhe duke zgjatur ngrirjen tonë të punësimit deri në tremujorin e parë.”

Gjithashtu ai u shpreh se ndjente keqardhje për të gjithë punonjësit që janë prekur nga kjo.

/Shqip.com