Lajme

Meta: Dorëheqja e Ramës veprim i detyruar dhe i pashmangshëm (Video)

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një video të postuar në Facebook ka bërë thirrje për largimin e Kryeministrit Rama nga qeveria, duke e cilësuar dorëheqjen e tij si një veprim të detyruar dhe të pashmangshëm.

Meta shkroi se niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të Kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm.

“Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm. Niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të Kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm”, shkroi Meta.

“Edi Rama nëpërmjet korruptimit është përpjekur të përdorë marrëdhëniet dhe komunikimin me zyrtarë të lartë të SHBA-së për të goditur opozitën, për të zhbërë shtetin ligjor dhe për të siguruar fitime korruptive për veten dhe bashkëpunëtorët e tij. Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin”, tha ai në videon e postuar.

/Shqip.com