Sport Ndërkombëtar

Messi nuk është si Ronaldo, këtë e dëshmon kjo pamje (VIDEO)

Dje në Riad, PSG ka mposhtur skuadrën e përzgjedhur të kampionatit të Arabisë Saudite me rezultatin 5-4, por mund të kishte më shumë gola në këtë ndeshje nëse Neymar do të kishte arritur të shënonte penalltinë në fund të pjesës së parë.

Dueli mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos tërhoqi vëmendjen e madhe në mbarë botën dhe në fund shikuesit mund të shijonin një ndeshje vërtet emocionuese që solli  në nëntë gola.

Kamerat fokusuan momentin kur Neymar ka pyetur Messin nëse dëshironte të gjuante penalltinë. Por, duket se argjentinasi nuk dëshiron të shënojë si Ronaldo nga 11-metrat dhe e refuzoi kërkesën e shokut të ekipit.

/Shqip.com