Messi në MLS në vitin 2023 – e pret kjo skuadër

“Dështim” në Ligue 1 të Francës.
Fitues i çdo trofeu me Barcelonën.
Lionel Messi pritet të vazhdojë aventurën me David Beckham, në Inter Miami, raporton “Goal“.

Tani pjesë e PSG-së, argjentinasi është pranë fundit të karrierës në kontinentin e vjetër.
MLS duket se do të ‘rinojë’ edhe një tjetër legjendë të futbollit evropian.
Shtatë herëfituesi i Topit të Artë ka bërë 25 paraqitje për klubin parisien këtë edicion të elitës së futbollit francez, duke shënuar gjshtë gola dhe 13 asiste.
Se nuk është njësoj si te Barcelona, e dëshmuan edhe momentet kur u fishkëllye nga fansat në “Parc des Princes”.

Para disa ditësh, babai i tij kishte thënë se do të donte që Leo të kthehej në “Camp Nou” një ditë.
Por, a do të jetë rikthimi si pjesë e stafit drejtues të klubit, apo si lojtar – që ka pas gjasa të ndodhë – mbetet të shihet.
Përndryshe, 34 vjeçari ka kontratë që e mban atë në Paris deri në vitin 2023, me një vit tjetër shtesë opsional./Shqip.com