Sport Ndërkombëtar

Messi mungon në kombëtare

Lionel Messi
Lionel Messi

Probleme fizike për Leo Messin, do ta lënë jashtë kombëtares.

Në listën e publikuar nga MLS me lojtarët e impenjuar me kombëtaren, nuk figuron emri i Messit.  

Kështu, “pleshti” nuk do luajë në turneun e shkurtër të Argjentinës në SHBA, për shkak të një dëmtimi të lehtë.

Dy ndeshjet e radhës për Argjentinën duken të lehta në letër.

Në program është takimi të premten më 22 mars në Filadelfia kundër El Salvadorit dhe të martën më 26 në Los Angeles kundër Costa Rikës.

/Shqip.com