Messi: Kisha në mendje të përfundoja karrierën time te Barcelona
Leo Messi ka “hapur letrat” duke folur për herë të parë publikisht për largimin e tij nga katalunasit.
Për mediat franceze, argjentinasi ka thënë se nuk e kishte në plan që të largohej nga “Camp Nou” dhe se situata e krijuar ishte shumë e vështirë për të, përcjellë Shqip.com.
“Ishte shumë e vështirë. Kisha në mendje të përfundoja karrierën time te Barcelona. Më duhej të ndryshoja planet e mia, ishte një ndjenjë e çuditshme, e ngjashme me atë kur isha 13 vjeç dhe u largova nga Rosario. Ishte jashtëzakonisht e vështirë të largohohemi nga shtëpia jonë”, tha fillimisht ai.
Ai po ashtu shtoi se nuk e kishte në plan të transferohej te PSG-ja, por rrethanat e krijuara ja imponuan atij që të bënte një zgjedhje të tillë.
“Sinqerisht, nuk e prisja të bashkohesha me PSG. U ktheva për t’u përgatitur për para-sezonin pas pushimeve shtesë që Koeman më kishte dhënë, kisha idenë e nënshkrimit të një kontrate dhe kthimit në stërvitje.Mendova se gjithçka ishte bërë dhe e vetmja gjë që mungonte ishte nënshkrimi im, por kur mbërrita në Barcelonë ata më thanë se nuk ishte e mundur, se nuk mund të qëndroja dhe duhet të gjeja një klub tjetër, sepse Barcelona nuk kishte më paratë për të më rinovuar “, tha ai ndër të tjera.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, u shpreh se për të ishte shumë e çuditshme që të largohej nga Spanja sepse aty kishte jetuar qysh nga mosha 13 vjeçare.
Deri më tani, Leo ende nuk e gjetur rrugën për te goli në Ligue 1, kurse në Ligën e Kampionëve e ka tundur rrjetën njëherë.
Që prej transferimit të tij në “Parkun e Princave”, parisienët po konsiderohen si ndër ekipet favoritë për të fituar veshëgjatën./Shqip.com