Sport Ndërkombëtar

Messi kalon sërish Ronaldon dhe vendos rekord të ri

Lionel Messi ishte protagonist edhe në ndeshjen e fituar nga PSG në Montpellier.

Rezultati përfundimtar ishte 3-1 për skuadrën e Galtier, me yllin argjentinas që shënoi dy gola.

Një rezultat që i lejon PSG-së të konsolidojë epërsinë në renditje, duke mbajtur larg Marseillen, që është 5 pikë prapa. Kjo ishte mbrëmja e Messit edhe në lidhje me një rekord që ai arriti t’i rrëmbejë Cristiano Ronaldos.

“Pleshti” ka shënuar golin e tij të 697-të në pesë ligat më të mira evropiane, duke kaluar portugezin me 696 gola.

Një fakt që Ronaldo nuk mund ta përmirësojë për momentin, duke pasur parasysh qëndrimin e tij tek Al Nassr në Arabinë Saudite.

/Shqip.com