Sport Ndërkombëtar

Messi i zemëruar me veten, i kënaqur me skuadrën

Lionel Messi e humbi një penallti, në ndeshjen Argjentinë-Poloni, të cilën kombëtarja e tij e fitoi me rezultat 2:0, ndërsa në momentin e penalltisë ishte 0:0.

Duke folur për mediat pas kësaj përballje, e cila i siguroi Argjentinës raundin e 1/8-ave, Messi theksoi se ndjehej i zemëruar me veten e tij.

“Jam i zemëruar që kam humbur penalltinë, por skuadra reagoi fuqishëm pas gabimit tim. Ne e dinim që pas golit të parë loja do jetë të ndryshe. Tani fillon një Botëror tjetër dhe shpresojmë të vazhdojmë të fitojmë. Ndeshja kundër Australisë do të jetë shumë e vështirë. Kushdo mund këdo, gjithçka është shumë e ekuilibruar. Duhet të përgatitemi për ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, siç bëjmë gjithmonë”, përfundoi Messi.

/Shqip.com