Sport Ndërkombëtar

Mësohet kur vendoset e ardhmja e Inzaghit

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi nuk e ka të sigurt qëndrimin në këtë detyrë. Interi ka pasur start të dobët në edicionin e sivjetmë dhe kjo ka bërë që teknikut zikaltër t’i lëkundet karrigia.

Sipas “Gazetta dello Sport” për të ardhmen e tij do të vendoset në nëntë ditët e ardhshme, konkretisht pas ndeshjeve që Interi do t’i zhvillojë me Barcelonën në Ligën e Kampionëve dhe Sassuolon në Serie A.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin italian, Interi gjendet në pozitën e nëntë me 12 pikë, tetë më pak se Napoli që kryeson renditjen.