Sport Ndërkombëtar

Mesazhi i Ronaldos pas ndarjes me Manchester Unitedin

Manchester United ka njoftuar edhe zyrtarisht largimin e portugezit Cristiano Ronaldo.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka pasuar edhe reagimi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, i cili aktualisht ndodhet në Katar me kombëtaren e tij.

“Pas bisedimeve me Manchester United, së bashku kemi rënë dakord që të shkëpusim kontratën me efekt të menjëhershëm. Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo gjë nuk do të ndryshojë. Sidoqoftë, unë ndjej se ka ardhur koha e duhur për mua që të provojë një sfidë të re në karrierën time. Unë i uroj Manchester Unitedit gjitha sukseset e mundshme në sezonin e mbetur dhe për të ardhmen”, ka shkruar Ronaldo.

/Shqip.com