Sport Shqiptar

Mentor Zhdrella i bashkohet Dukagjinit

Mentor Zhdella

Është rikthyer përsëri në fushën e gjelbër.

Pas gjashtë muajve pa skuadër – Mentor Zhdrella i është bashkuar Dukagjinit.

Mesfushori i njohur ishte përfolur për një lëvizje në këtë skuadër edhe në merkaton e verës, por për shkak se ishte i lënduar – lëvizja nuk kishte ndodhi.

Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë – klubi nga Klina përmes një postimi në Facebook.

Përvoja e madhe që ka në supe pritet të jetë një ndihmesë e madhe për “hithat”.

“Aventura” e fundit e Zhdrrellës në futbollon kosovar ishte me Llapin – ku fitoi kupën e Kosovës – duke e mposhtur pikërisht Dukagjinin në finale.

Teksa, ai është shpalluar katë herë futbollisti më i mirë në Kosovë.