Art Jetese

Mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës ashtu siç keni besuar

I përshkruar si vakti më i rëndësishëm i ditës, mëngjesi njihet për një sërë përfitimesh shëndetësore.

Mirëpo, një studim i fundit nga nutricistët beson se nëse nuk konsumini mëngjes, atëherë largoni urinë dhe lodhjen.

Një mori studimesh, të cilat nuk mund të konfirmojnë një lidhje të drejtpërdrejtë – kanë sugjeruar se ata që hanë mëngjes kanë më shumë gjasa të jenë të dobët.

Disa përkrahës të teorisë së mëngjesit besojnë se kjo është për shkak se njerëzit që hanë kanë më shumë energji për të qenë aktivë gjatë ditës. 

Studimet kanë lidhur gjithashtu anashkalimin e mëngjesit me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës, obezitetit, diabetit, goditjeve në tru dhe presionit të lartë të gjakut. Ekspertët ende nuk e kuptojnë mekanizmin pas kësaj.

Megjithatë, duke hedhur dyshime mbi përfitimet shëndetësore të mëngjesit, një rishikim i vitit 2019 i gati një duzinë studimesh, zbuloi se anashkalimi i mëngjesit nuk ka efekt në peshë.

Dhe një numër në rritje studimesh kanë zbuluar se mosngrënia në mëngjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Rezultatet nga studimet e mëdha që zbulojnë se ata që hanë mëngjes janë më të shëndetshmit shpesh varen nga faktorë të tjerë dhe jo mëngjesi, siç është gjumi i rregullt.

/Shqip.com