Lajme

Memli Krasniqi sërish për vizitë zyrtare në SHBA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është konfirmuar për Shqip.com nga zyra e komunikimit të PDK-së, ku thuhet se Krasniqi është i ftuar të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Krahas kësaj, konfirmohet se lideri i opozitës do të zhvillojë takime të tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit duke përfshirë edhe takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat.

Kjo është vizita e dytë në një periudhë të shkurtër që lideri i opozitës kosovare viziton SHBA-të pas asaj që kishte në muajin nëntor të vitit të kaluar.

/Shqip.com