Rozë

Melinda zbulon si u pajtua me Rinën, po presin një bashkëpunim?

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi është ndër më të komentuarat dhe të pëlqyerat e publikut.

Ajo gjithashtu u bë e njohur me një ‘freestyle’ që kishte kishte thumbuar reperet Tayna dhe Rina Balaj.

Mirëpo, duket Melinda dhe Rina, kanë rregulluar raportet dhe po presin edhe një bashkëpunim.

Në emisionin “Me Meriton Mjekiqin”, Melinda Ademi ka thënë se Rina është vajzë e mirë dhe e ka ngushëlluar kur ajo kishte një tragjedi familjare.

“Kur më ka ndodh tragjedi në familjen tem Rina më ka ngushëlluar. Kam shumë respekt për të. Ajo është person shumë i mirë. Ka me pas bashkëpunim”, tha ajo.

/Shqip.com