Rozë

Melinda i reagon keq Dafinës

Debati i Dafina Zeqirit dhe Sara Hoxhës është më i përfoluri ditët e fundit. Së fundmi duket se ‘sherrit’ i është bashkuar edhe Melinda Ademi.

Në një postim të bërë në ‘Threads’ Dafina shkruan: “Gratë që mbështesin dhe duan njëra-tjetrën është një superfuqi”.

Kaq ka mjaftuar që Melinda t’i vërtetojë të kundërtën Dafinës, duke iu kthyer: “Ti vetëm feministe nuk je”, koment të cilin e ka shoqëruar edhe me ikonën e një kllouni.

Ky koment vjen në ditët ‘më të nxehta’ të përplasjes mes vajzave, e Melinda e tregoi se anën e kujt ‘mban’ në këtë histori.

Sara Hoxha në një intervistë dhënë së fundmi sqaroi se nuk ishte aspak në dijeni se pse Dafina ishte mërzitur aq shumë me të.

Nga ana tjetër Dafina reagoi ashpër pas kësaj deklarate, duke i thënë që të kujdeset për burrin dhe fëmijën e saj.

/Shqip.com