Sport Ndërkombëtar

Meksika vazhdon me gola, super-gol nga Chavez

Arabia Saudite dhe Meksika po përballen në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror, shkruan Shqip.com.

Meksika e ka dyfishuar epërsinë në 2:0 me golin e shënuar Luis Chavez në minutën e 53-të.

Ai shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Henry Martin e ka kaluar Meksikën në epërsi prej 1:0 me golin e realizuar në minutën e 48-të.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar pa gola (0:0).

Sauditët kanë një fitore, të marr ndaj Argjentinës në xhiron e parë, kur fituan 2-1.

Në anën tjetër Meksika ka vetëm një pikë të marr ndaj Polonisë në xhiron e parë.

/Shqip.com