Mehmeti: Prezenca e narkotikëve nëpër shkolla shqetësim shumë i madh

Policia e Kosovës është e shqetësuar me prezencën e narkotikëve nëpër shkolla.
Ata kanë nisur një operacion për të arrestuar përgjegjësit të cilët janë duke shpërndarë substanca narkotike tek nxënësit.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në Komisionin për Siguri ka deklaruar se ata kanë nisur një fushatë të gjerë të arrestimeve dhe konfiskimit të drogës.
“Nuk kam dëshirë që t’i shoh policët nëpër shkolla. Mirëpo patjetër duhet të ndërmarrim veprime ngase jemi duke gjetur sasi të drogës. Kemi gjetur nëpër çanta të njerëzve pastaj kemi gjetur në çantat e njerëzve të cilët enden përreth shkollave. Vjen nga Kaçaniku dhe endet përreth shkollës dhe ne i gjejmë substanca narkotike. Duhet përkrahje më e madhe në luftimin e kësaj dukurie”, ka thënë ai. /Shqip.com