Mehaj: Rreth 99 për qind e FSK-së janë vaksinuar kundër COVID-19

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë vaksinuar kundër COVID-19 rreth 99 për qind të personelit ushtarak dhe civil, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj tha se në Ministrinë e Mbrojtjes 100 për qind të personave janë vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas tij, ky proces është realizuar me sukses të plotë nisur nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve.
“Ky proces është realizuar me sukses të plotë, nisur, nga – nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve tanë. -nga parimi ushtarak “Udhëheq dhe vepro me shembull”, -nga përgjegjësia kushtetuese e ligjore që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve tanë,
-me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të reagimit dhe mbështetjes direkte për qytetarët tanë ndaj virusit Corona, këtij armiku të rrezikshëm e të paparashikueshëm, si dhe -me qëllim të përmbushjes sa më të suksesshme të misionit të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile:, shkroi ndër tjerash ai.
Tutje, Mehaj u ka bërë thirrje qytetarëve që përkundër rënies së numrit të rasteve, të vaksinohen kundër COVID-19./SHQIP.com