Lajme

Mehaj pas miratimit në parim të Projektligjit për policinë ushtarake: Kosova më afër NATO-s

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes

Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë votuar në parim Projektligjin për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt anëtarësimit në NATO.

“Është hera e parë që statusi dhe misioni i policisë ushtarake rregullohet me ligj të veçantë. Duke marrë parasysh se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt realizimit të këtij synimi strategjik të Republikës së Kosovës, prandaj, kërkoj që policia ushtarake të ketë autorizime specifike ligjore në mbështetje të misionit. Andaj, Ministria e Mbrojtjes kërkon shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji”, tha Mehaj.

Kuvendi i Kosovës

Për votimin e këtij Projektligj është dashur të pritet të bëhet kuorumi, ku më pas 61 deputetë votuan pro.

Kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca nuk u krsye aspak ndaj deputetëve të cilët munguan në sallë.

“Po më duket pa e bërë si në shkollë fillore me tri mungesa nuk funksionon ky Kuvend’”, theksoi Konjufca./Shqip.com