Lajme

Mehaj: Kosova dhe Holanda do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me Ministrën Kombëtare të Holandës, Kajsa Ollongren, në kuadër të forumit të sigurisë Halifax në Uashington.

Mehaj, ka njoftuar se gjatë takimit me Ollongren, është diskutuar rreth pikave ku të dy shtetet mund të rrisin bashkëpunimin.

“E njoftova për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, investimet që kemi bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, por dhe bashkëpunimin e ngushtë që e kemi me shtetet anëtare të NATO-s, me të cilët koordinojmë në baza ditore aktivitetet përmes këshilltarëve ndërlidhës të NATO-s, të cilët aktualisht janë duke shërbyer në Kosovë, të vendosur në zyret brenda objektit të Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas njoftimit, të dy shtetet u dakorduan që të bashkëpunojnë në çështjen e shkëmbimit të praktikave më të mira sa i përket inkuadrimit të vajzave në FSK, e po ashtu në ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, si dhe pjesëmarrjes në misione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Holandeze.

/Shqip.com