Lajme

Mehaj: 2547 është numri i ushtarakëve të FSK-së të trajnuar vetëm gjatë vitit 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka bërë të ditur se 2547 është numri i ushtarakëve të FSK-së të trajnuar vetëm gjatë vitit 2022.

Sipas Mehaj, Avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Kosovës përbën njërin ndër synimet më të rëndësishme të ministrisë së mbrojtje.

Statistikat

“Avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Kosovës përbën njërin ndër synimet më të rëndësishme të ministrisë së mbrojtjes, andaj përgjatë këtyre 19 muajve është investuar maksimalisht në financimin e trajnimeve të ushtarakëve tanë përkrah ushtrive të shteteve më të fuqishme aleate” ka shkruar Mehaj

Investimi i vazhdueshëm në FSK është garancioni për ushtri që i shërben ruajtjes së paqes në vend, rajon dhe më gjerë, ka shtuar më tutje Mehaj.

/Shqip.com