Lajme

Megaoperacioni në Elbasan/ SPAK njoftim zyrtar: Masa sigurie për 21 persona, 18 arrest me burg, mes tyre edhe zyrtari i lartë i policisë

GJKKO, me kërkesë të SPAK ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, nga të cilat 18 janë arrest me burg, dy detyrim paraqitje dhe 1 arrest në shtëpi.

Masat e sigurisë janë caktuar në kuadër të hetimit për një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

Mes masave të arrestit është edhe ajo për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni, i arrestuar më parë në kuadër të një tjetër operacioni nga SPAK.

Ndërkohë në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet: Me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg –  18 persona (përfshirë ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit;

Arrest në shtëpi –  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore –  2 gazetarë.

/Shqip.com