Mediat zbulojnë ekipin e ri të Murinhos
Publikuar:
(19.01.2024 13:54:11)

Mediat saudite raportojnë se e ardhmja e tij do të jetë pikërisht në Arabinë Saudite.
Ai pritet të marrë drejtimin e Al-Shabab, skuadër ku luajnë emra si Karrasko, Banega dhe Dialo.
60-vjeçarin e pret një ofertë faraonike nga klubi që garon në elitën e futbollit arab.
Kjo skuadër në datën 24 janar ka programuar një takim miqësor kundër Romës, ish-skuadrës së “Special One”.
Al-Shabab renditet në vendin e 11-të në kampionatin saudit me 21 pikë të grumbulluara në 19 javë.
/Shqip.com