Sport Ndërkombëtar

Mediat serbe me tituj provokues për Xhakën e Shaqirin pas eliminimit të Zvicrës nga Botërori

Serbët assesi të ndalen me reagime provokuese në lidhje me futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Zvicra të martën u eliminua nga Portugalia në një të tetën e finales në Kupën e Botës, ndërsa titujt e disa mediave të Serbisë ishin të lidhura me Xhakën e Shaqirit.

Kjo vlerësohet dëshmi se dhembja që dy shqiptarët ua shkaktuan mediave serbe nuk do të kalohet lehtë.

Xhaka e Shaqiri shkëlqyen në ndeshjen ndaj Serbisë. Zvicra e dërgoi në shtëpi Serbinë.

“Xhaka dhe Shaqiri në lot, Zvicra u nokautua – ka rënë nga Kupa e Botës me rrjetën plot”, ka shkruar “novosti.rs”.

“Portugezët brutalë ‘shkelin’ provokatorët dhe ua japin gjashtë copa”, shkruan “alo.rs”.

“Xhaka me shoqëri me kokën ulur mbledhin valixhet”, ka shkruar “Kurir”.

/Shqip.com