Sport Ndërkombëtar

Mediat angleze zbulojnë se dy futbollistë të Premierligës janë në lidhje dashurie

Dy futbollistë që luajnë në Premierligën e Anglisë dhe në të njëjtin ekip janë në një lidhje dashurie, ani pse emrat e tyre ose të klubit nuk janë bërë të ditur.

Siç raporton The Sun, pavarësisht se lidhja e tyre nuk është sekret në dhomën e zhveshjes, yjet ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.

I njëjti mediumi bën të ditur se tashmë është publikuar rrëfimi për ish-futbollistin e Premierligës, i cili është në negociata me një televizion për regjistrimin e një dokumentari.

Kështu, tabloidi britanik, TheSun thekson se çifti ka hyrë në një lidhje këtë vit dhe burimi i tyre thotë se ata nuk e kanë fshehur lidhjen.

/Shqip.com