Sport Shqiptar

Medalja e gjashtë mban emrin “Loriana Kuka”

Loriana Kuka

Lojërat Mesdhetare vazhdojnë, ashtu si edhe medaljet për Kosovën.

Xhudistja jonë, Loriana Kuka, do të mbetet e artë në garat që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Pasi mposhti turken, Nurcan Yilmaz, radhën në gjysmëfinale e pati kroatja, Petrunjela Paviq.

Loriana Kuka kundër Petrunjela Paviq

Loriana doli më e mirë dhe kualifikohet në finale, ku do të ketë shansin të rrëmbejë të artën, në kategorinë -78kg.

Nga ana tjetër, Kosova ka grumbulluar deri më tani pesë medalje, duke përfshirë dy të arta dhe të bronzta përmes xhudos dhe një e bronztë në boks, pa e përfshirë këtë të fundit.

Loriana Kuka

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje. /Shqip.com