Lajme

Më pak se 5 mijë raste aktive me COVID-19

Qendra COVID

Më pak se 5 mijë raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, saktësisht 4 mijë e 800 qytetarë momentalisht po luftojnë me virusin famëkeq.

Ndërkaq, të shtunën – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar tetë vdekje të reja.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë, marsin e kaluar – janë regjistruar 2 mijë e 931 vdekje.

Lexo edhe:
Gjuriq: Sot të gjithë e dinë se serbët janë viktima

Kjo nga 159 mijë e 793 infeksione me COVID-19, sa janë konfirmuar, vetëm në ditën e fundit u regjistruan edhe 88 sosh.

Por, numri i të shëruarve ditëve të fundit është rritur. 651 ishte gjatë njëzetekatër orëve të fundit, për ta çuar në 152 mijë e 62 totalin e të shëruarve.

Në të njëjtën kohë, vaksinimi po vazhdon. 15 mijë e 718 qytetarë morën vaksinën brenda njëzetekatër orëve.

Salla e Vaksinimit, Prishtinë.

Tash afër 764 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine,  ndërsa mbi 493 mijë të tjerë kanë kryer procesin me të dy dozat.

Sipas, Ministrisë së Shëndetësisë janë duke u administruar 1 milion e 257 mijë e 671 vaksina.

Dikasteri i drejtuar nga Arben Vitia mori vendim që nga e hëna të mos lejohet të hyjë askush në kafene pa njërën dozë të vaksinës.

Kjo pasi ka qytetarë skeptikë ndaj vaksinës dhe kanë refuzuar ta përfundojnë këtë proces. /Shqip.com