Rozë

“Më shumë vërehet mungesa jem sesa prania jote”, debaton Abdixhiku me këngën e Ledrit në Kuvend

Ledri Vula dhe Lumir Abdixhiku

Një moment që ka shkaktuar të qeshura në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur sot.

Për atmosferën në Kuvend këtë herë është kujdesur lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gjatë një debati me kryetaren e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, thashë se mungesa e tij është vënë re më shumë se prania e saj, shprehje të cilën e ka përdorur edhe reperi Ledri Vula në këngën “100 probleme”.

Më herët, në fjalën e tij Abdixhiku tha se Qeveria Kurti nuk është duke bërë asgjë që t’ua lehtësoj jetën qytetarëve, ndërsa për këtë replikë mori nga Kusari-Lila, e cila tha se “drejtimi në të cilin ju e pëlqeni Qeverinë Kurti tregon se ju s’keni as ambicie për pushtet sepse ai drejtim e ka kohëzgjatjen edhe për një mandat tjetër”, është shprehur ajo./SHQIP.com