Kulturë Kino

Me këtë datë do të nis festivali kushtuar personave me nevoja të veçanta

Edicioni i tretë i festivalit dedikuar personave me nevoja të veçanta “Art Without Limit International Film Festival” do mbahet nga data 01-03 dhjetor.

Sipas njoftimit, festivali do të mbahet në Kino Armata në Prishtinë.

Si Festival i vetëm në Ballkan i këtij formati, të gjithë filmat pjesëmarrës trajtojnë storie për personat me nevoja të veçanta, duke shpalosur kështu ngjarje dhe histori inspiruese.

“Në këtë edicion kanë aplikuar mbi 1000 filma, selektorët tanë kanë përzgjedhur 50 filma të shkurtër; dokumentar, artisik, dhe animacion, të gjithë filma që kanë për temë aftësinë e kufizuar, të cilët do të shfaqen për tre ditë radhazi në Kino Armata në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Filmat të cilët janë pranuar këtë vit vijnë nga Regjisor dhe Aktorë të suksesshëm në arenën Ndërkombëtare të cilët kanë punuar dhe luajtur në filma dhe seriale të mëdha siç janë; Game of Thrones, Gangs of London, Harry Poter.

/Shqip.com