Sport Shqiptar

Më katër maj zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futsall

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se më katër maj do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futsall do të zhvillohet më katër maj.

Në finale do të takohen Prishtina me Liqenin, për të luftuar për trofeun e madh.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga orën 17:15 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

May be an image of 7 people, people standing and indoor

Këto dy ekipe u treguan më të suksesshme se rivalët e tyre në përballjet gjysmëfinale, që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje.

Prishtina fitoi në të dyja ndeshjet ndaj Pejës, 2:1 dhe 3:1, derisa Liqeni kaloi në finale falë fitores në ndeshjen e parë si vendas ndaj Liburnit, me rezultat 6:1, ngase në ndeshjen e kthimit në Gjakovë pësoi humbje me shifrat 5:2.

May be an image of 1 person, playing a sport and indoor

Në Superlig Liqen ka rekord më të mirë me nëntë fitore në 12-të ndeshje, kurse skuadra nga kryeqyteti ka tetë fitore.

Derisa në ndeshje kundër njëra tjetrës këtë stinor, këto skuadra janë takuar me një ndeshje që ka përfunduar në barazim dhe një humbje për Prishtinën./Shqip.com