Rozë

Me dru bejsbolli në mes të autostradës, dalin pamjet se si shokët e Stresit rrahën BMT

Stresi

BMT ish-anëtari i TBA -së e ka pësuar shumë keq nga Stresi.

Kjo pasi ai është rrahur shumë keq nga ai dhe këtë e ka treguar shumë keq vet reperi në një fotografi në Instagram, ku BMT shihet komplet i gjakosur në fytyrë.

Reperi ishte shprehur se nuk do të shpëtonte paq pasi BMT e kishte sharë disa herë në rrjete sociale.

Lexo edhe:

Tashmnë ka dalë edhe një video e shkurtër nga momenti kur disa shokë të reperit rrahin reperin BMT, emri i vërtet i të cilit është Benardin Simoni.

Siç shihet dhe nga pamjet që po qarkullojnë në rrjet, janë disa djem të rinj që e kanë ndaluar BMT-inë në mes të rrugës teksa po ecte me makinë.

Ata shihen duke e goditur dhunshëm, teksa një prej tyre mban në dorë dhe një shkop druri. Gjithashtu edhe automjetin ja kanë dëmtuar.

Ndryshe një rrahje tjetër ka ndodhur javën e kaluar në mes të Noizyt dhe Cllevios. Ky i fundit ka vendosur edhe tritol në lokalin e reperit nga Durrësi duke e dëmtuar shumë atë.

Pas këtij rasti reperi Cllevio është në burg, madje javë më parë ai ka thyer rregullat e arrestit shtëpiak./SHQIP.com