Lajme

Me 76 vota pro dhe 2 kundër, miratohet rezoluta antikorrupsion

Kuvendi votoi projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Me 76 pro, dy kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektrezoluta antikorrupsion e Partisë Socialiste antikorrupsion.

Projektrezoluta antikorrupsion e propozuar nga maxhoranca është shoqëruar me debate në Kuvend.

Opozitarët e quajnë fyese nga mazhoranca këtë projektrezolutë, pasi sipas tyre të korruptuarit nuk mund të luftojnë korrupsionin por do preki sistemin e drejtësisë.

Mësohet se dy deputetët që votuan kundër pr/rezolutës së propozuar nga PS-ja, ishin deputetët, Dashnor Sula dhe Agron Shehaj.

Sipas propozuesëve kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

/Shqip.com