Kulturë

Më 1 tetor nis ‘Kosova KamerFest’, hapja bëhet me “Gjigantët Romantikë”

Festivali i muzikës kamertale ‘Kosova KamerFest’ rikthehet në Prishtinë për edicionin e tij të XXI-të.

Festivali do të nis më 1 tetor dhe do të zgjasë deri më 1 dhjetor.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e festivalit në rrjetin social Facebook.

Festivali Kosova KamerFest rikthehet përsëri. Me shumë artistë nga e tërë Bota , performanca nga më të ndryshmet vetëm për dashamirësit e muzikës klasike”.

Sipas njoftimit, lokacionet e festivalit do të jenë: Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore të UP, Salla e Fakultetit Arkitektonik – Modelarium dhe Salla e Shkollës ArsKosova.

Festivali  do të mirëpresë artistë si: String Trio Kosova, Sihana Badivuku, Blerim Grubi, Aristidh Prosi, ArsKosova Competition 2022 laureats, Vesa Dume, Eda Vlaqo, Elsa Gashi, Dejon Bendaj, Kristina Laqo, Dorina Laro, Galina Koycheva, Duo Lesage, Celine Lesage, Eric Lesage, Jose Manuel Alvarez Losada, Pedro Mateo, Syzana Jakupi, Alba Muçolli, Ensemble XXI, Lygia O’Riordan dhe Pia Sirala.