“Mbreti i Egjitptit” synon Camp Noun

Mohamed Salah duket se është i gatshëm të fillojë një aventurë të re.
Egjiptiani është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e vet dhe jo vetëm.
Për yllin e Liverpool interesim ka shprehur Barcelona që po e tërheq edhe vetë lojtarin, raporton “Goal“.
Trajneri i Barçës – Xavi, e sheh atë si figurë kyçe të planeve që ka dhe ka simpati për 29 vjeçarin.
Aktualisht, “Momo” ka kontratë me “The Reds” deri në qershor të 2023-tës dhe nuk duket i hapur për ta rinovuar.

Gjiganti i La Ligas është në një ristrukturim të skuadrës dhe Salah mund të zë vend si i padiskutueshëm në formacion.
Po ashtu, ikja e Dembeles në verë do të thoshte se një transferim i tillë vetëm sa do të bëhej më i mundshëm.
Vlera e tij në treg qëndron në 100 milion euro, sipas “transfermarkt“.
“The Egyptian King” ka 28 gola dhe 10 asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat në këtë sezon. /Shqip.com