Teknologji

Mbreti Charles III padit Twitter-in

Crown Estate, e cila menaxhon pronat e Mbretit Charles III, paditi Twitter-in, e cila është në pronësi të Elon Musk.

Arsyeja e padisë është se Twitteri nuk ka paguar qiranë për selinë e saj në Londër, raporton BBC.

Borxhi i supozuar lidhet me zyrat e Twitterit në Piccadilly.

Pas kontaktit me Twitter-in Crown Estate iu drejtua një gjykate në Londër.

Familja mbretërore britanike zotëron një pronë të madhe me vlerë rreth 19.2 miliardë dollarë.

Monarku britanik merr çdo vit 25 për qind të fitimeve që rrjedhin nga kjo pronë. Vitin e kaluar ishte 97.8 milionë euro.

Mbreti Charles III zotëron gjithashtu më shumë se 18 mijë hektarë tokë në Angli dhe Uells, duke përfshirë zyra dhe ndërtesa tregtare në Londër që bënë fitime të mëdha në vitin e fundit financiar.

/Shqip.com