Lajme

Mbretëresha Elizabet i dërgon Kosovës urime për Ditën e Pavarësisë

Mbretëresha e Mbretërive të Bashkuara, Elizabeth

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabet e ka uruar Pavarësinë e Kosovës me rastin e shënimit të 14 vjetorit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar letrën e marrë nga Mbretëresha Elizabet ku ka falënderuar për urimin.

Mbretëresha Elizabet në letër urimi ka shkruar se i dërgon urimet më të mira popullit të Kosovës

“Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në letrën e Mbretëreshës Elizabet.

Edhe Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, si dhe popullin kosovar me rastin e shënimit të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Steinmeier në letrën e urimit ka potencuar se Gjermania vazhdon të mbetet partner besnik i Kosovës./Shqip.com

Lexo edhe:
Steinmeier përgëzon institucionet për agjendën anti-korrupsion kurse liston si sfidë dialogun me Serbinë