Lajme Botë

Mbretëresha e Anglisë infektohet me COVID-19

Mbretëresha e Mbretërive të Bashkuara, Elizabeth

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth, 95 vjeç, ka rezultuar pozitive për COVID dhe po përjeton simptoma të lehta.

Lajmi është bërë i ditur nga pallati Buckingham të dielën e 20 shkurtit, raporton VOA, transmeton Shqip.com.

“Madhështia e saj po përjeton simptoma të lehta, por pret të vazhdojë detyrat në Ëindsor gjatë javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.

“Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”, deklaruan nga Pallati.

Charles, trashëgimtari i fronit, në fillim të këtij muaji u tërhoq nga një ngjarje pasi u infektua me koronavirus për herë të dytë.

Një burim nga pallati tha se ai ishte takuar me mbretëreshën vetëm disa ditë më parë.

Shëndeti i mbretëreshës, monarkja më e vjetër dhe më jetëgjatë në botë, ka qenë në qendër të vëmendjes që kur ajo kaloi një natë në spital tetorin e kaluar për një sëmundje të paspecifikuar dhe më pas u këshillua nga mjekët e saj të pushonte./Shqip.com