Sport Ndërkombëtar Karim Benzema po e shijon zenitin e karrierës

Mbret në Spanjë, mbret në Francë

Karim Benzema

Sa herë që Real Madrid gjenden në telashe – ai është aty për t’i shpëtuar.

Karim Benzema po jeton në qiellin e shtatë.

33 vjeçari është shpallur lojtari më i mirë francez – që luan në liga të huaja (jashtë Francës).

Image

Ai është autor i 15-të golave në Champions, në vetëm 11-të ndeshje të zhvilluara dhe e mban stafetën.

Teksa, edhe në La Liga është golashënuesi. 27 gola dhe 11-të asistime.

Shifra të “çmendura”.

Pas pranimit të çmimit, Benzema tha se “unë jam sulmuesi që e kam ëndërruar të isha”

Numri 9 i mbretërve – e mban epitetin e favoritit kryesor për ta fituar Topin e Artë – për këtë vit.

Por, sezoni nuk ka përfunduar ende.

Tigri i bardhë” i ishte bashkuar “galaktikëve” në vitin 2009, dhe sonte ishte ndeshja e 600-të që e djersit fanellën – që ka peshë të madhe.

35 milionët e paguar për të në vitin 2009 – që atëherë dukej një çmim astronomik, tashmë i ngjasojnë një shakaje. /Shqip.com