Lajme

Mbikëqyrja e zbatimit të ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve – temë diskutimi mes Haxhiut dhe Selmanajt

Albulena Haxhiu takim me anëtarët e komisionit parlamentar.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë – të hënën ka pritur në takim anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, kryesuar nga Driton Selmanaj.

Ky Komision Parlamentar me fillim të muajit tetor ka marrë vendim për formimin e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe Ligjit për Procedurën Përmbarimore.

Ministrja e Drejtësisë ka vlerësua angazhimin e komisioni ku edhe njoftoi deputet lidhur me dy ligjet përkatëse.

Lexo edhe:
PZAP hedh poshtë kërkesën e Bekim Jasharit, nuk do të ketë rinumërim të votave

“Tutje Ministrja Haxhiu njoftoi anëtarët e Komisionit për çështjet të cilat janë duke u adresuar me ndryshimet ligjore lidhur me Ligjin për KPK të cilat afektojnë gjithashtu në Ligjin për Përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pastaj për vështirësitë dhe mangësitë e identifikuara në zbatim të Ligjit për Procedurën Përmbarimore si dhe çështjet e adresuara me ndryshim plotësimet e reja të këtij Ligji, përfshirë analizën e cila është duke u kryer si dhe procesin e ndryshim plotësimit të udhëzimet administrative për tarifat e përmbaruesve privat”.

Ndërsa, Selmanaj shprehi disa nga problemet dhe vështirësitë në zbatimin e këtyre ligjeve, teksa theksoi gatishmërinë e tij dhe anëtarëve të komisionit për të bashkëpunuar me MD-në, në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të dy ligjet dhe njoftoi ministren Haxhiu për hapat tutje dhe komunikimin për çështjet e rëndësishme të zbatueshmërisë së ligjeve.

“Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit në fuqi dhe ndryshimeve të nevojshme që duhet bërë, veçanërisht pas monitorimit dhe rekomandimeve të dala nga Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe adresimin e rekomandimeve të tilla”, thuhet në komunikatë. /Shqip.com