Lajme

Mbi një mijë pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale

Pacientët.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka bërë të ditur se aktualisht në klinikat COVID dhe në Spitalet e Përgjithshme janë të shtrirë një mijë e 165 pacientë, njofton Shqip.com.

Sipas njoftimit, një mijë e 77 pacientë janë pozitivë me COVID-19, prej të cilëve 944 janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 63 në kujdesin intensiv.

ShSKUK ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 403 pacientë, prej tyre 394 janë pozitivë me COVID-19 dhe 323 me oksigjeno-terapi.

“Klinika Infektive, 120 pacientë, – Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 80 pacientë, -Klinika Infektive 3 (Interno), 71 pacientë, – Klinika e Pulmologjisë, 77 pacientë, – Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 15 pacientë, – Klinika e Gjinekologjisë, 29 pacientë, – Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 762 pacientë, prej të cilëve 683 pozitivë me COVID-19, kurse 621 me oksigjeno-terapi.

Ndryshe, të premten janë shënuar 16 raste të vdekjes dhe dy mijë e 98 raste pozitive me COVID-19./Shqip.com