Lajme

Mbi një mijë euro false u deponuan në banka gjatë 24 orëve

Dy kartëmonedha prej 50 eurosh - njëra origjinale dhe tjetra false, gjatë ekzaminimit në laborator.
Dy kartëmonedha prej 50 eurosh - njëra origjinale dhe tjetra false, gjatë ekzaminimit në laborator.

Dy menaxhere të bankave një në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë kanë raportuar në polici se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në Prishtinë janë deponuar 870 euro, ndërsa në Fushë Kosovë që nga 13 janari deri më 7 shkurt janë deponuar 451 euro dhe 2 herë nga 5 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, parat e dyshuara janë konfiskuar dhe rastet janë duke u hetuar.

/Shqip.com